Shkrumbohen dy makina në Elbasan, identifikohet autori

Aktualitet

Gjatë orëve të vona të së hënës dy automjete janë përfshirë nga flakët para godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se një automjet është djegur plotësisht dhe një tjetër pjesërisht. Sipas burimeve automjeti tip Volsvagen me Targë, AA 595 KP në pronësi të Hysen Hasekiut është djegur plotësisht , ndërsa   është djegur pjesërisht automjeti tip Skoda me Targë AA 702 DL

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të dy automjetet ishin të parkuara pranë njëri-tjetrit para godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë. Nga verifikimi i kamerave të instaluara pranë Drejtorisë së Policisë, policia ka mundur të identifikojë autorin, cili rezulton të jetë person me precedentë penal.

ME TE LEXUARAT