Një ditë pas zjarrit: Si duket sot Katedralja Notre Dame

Franca u zgjua mëngjesin e sotëm e pikëlluar, pasi epiqendra e saj kulturore dhe historike u përfshi nga flakët një ditë më parë.

Në momentin që nisi zjarri disa nga 200 punonjësit specialistë po punonin në Katedrale. Mësohet se kabllot dhe telat ishin lidhur me dhjetëra gjeneratorë, që ngiheshin lart në ndërtesë.

Kliko per me shume info

Dhe ja sesi duket ndërtesa 850-vjeçare mëngjesin e kësaj të marte:

Zjarrfikësit vijojnë të hedhin ujë në drejtim të ndërtesës, ndërsa zjarri duket që ka shkatërruar tërësisht tarracën mbrëmjen e së hënës.

Mësohet se do të duhen disa ditë në mënyrë që të shuhen plotësisht të gjitha vatrat e zjarrit të mbetura.

loading...