Ish-komandoja kërcënon gjyqtarin: Respektoj vetëm Allahun, do jepni llogari

Ish komando Eezen Uka i arrestuar për nxitje terroriste doli sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë.

Prokuri Eugen Beci kërkoi arrest me burg, ndërsa Uka nuk ka pranuar të ngrihet në këmbë para trupit gjykues, duke thënë se respekton vetëm Allahun.

Kliko per me shume info

Ai kërcënoi gjyqtarin Bib Ndreca dhe prokurorin Beci duke u thënë: Sa të dal do të jepni llohari e nuk do kaloni kollaj.

Uka akuzohet për 3 vepra penale, stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste,; nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe mësohet se është lënë në arrest me brug nga Gjykata.

loading...