Gazetari trondit me deklaratën, Admir Muratajt iu mor jeta në 2013

Aktualitet

Gazetari Shpëtim Zinxhiria ka deklaruar se Admir Murataj, njëri nga grabitësit e Rinas I cili u vra nga shkëmbimi I zjarrit me policinë, është vrarë që në 2013 nga policia greke.

Sipas Zinxhirisë, Murataj në mediat greke janë publikuar dy të arratisurit që ranë të vdekur në 2013, ku sipas tij bëhej fjalë për vrasjen e dy të arratisurve nga burgu I Trikallës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Mediat e asaj kohe theksonin se, sipas burimeve të Shtabit të Forcave të Policisë Helene, të dy të kërkuarit që vdiqën ishin: Edison Lika 25 vjeç dhe Admir Murataj 41 vjeç duke publikuar edhe fotografitë përkatëse. Pra vrasjen e Admir Murataj e ka konfirmuar Policia e Greqisë, dhe se a mund të gaboj kjo në idendidetin lidhur me këtë vrasje, duke mos lënë mënjëanë edhe deklaratën e ish-ministrit te asaj kohe z. Dendaj lidhur me këtë ngjarrje”, shkruan gazetari në rrjetet sociale.

Gazetari ngre pyetjet se kush është gabim dhe kë duhet të besojmë për aq kohë sa qarkullojnë versione të tilla, duke publikuar edhe disa artikuj të mediave greke për këtë temë.

Postimi i plotë:

Admir Murataj u vra një herë nga policia greke me 2013, rivritet nga policia shqiptare me 2019. Çpo ndodh?

Publikohen dy të arratisurit që ranë të vdekur më 2013 në mediat greke.

Konfrontimi i përgjakshëm u zhvillua në Konitsa, Aitoloakarnania. Hetimet policore vazhdojnë të gjejnë pjesën tjetër…”Fortesa” të gjithë zonën…shkruanin mediat më kryesore në Greqi më 2/072003, si “Ta Nea”, “Kathimerini” apo edhe te tjera si IEFIMERIDA etj. 

Behej fjalë për vrasjen e dy te arratisurve nga burgu i Trikallës që u vranë ne shkëmim zjarri nga policia greke.

Mediat e asaj kohe theksonin se, sipas burimeve të Shtabit të Forcave të Policisë Helene, të dy të kërkuarit që vdiqën ishin: Edison Lika 25 vjeç dhe Admir Murataj 41 vjeç duke publikuar edhe fotografitë përkatëse. Pra vrasjen e Admir Murataj e ka konfirmuar Policia e Greqisë, dhe se a mund të gaboj kjo në idendidetin lidhur me këtë vrasje, duke mos lënë mënjëanë edhe deklaratën e ish-ministrit te asaj kohe z. Dendaj lidhur me këtë ngjarrje

Por pyetja shtrohet kush vallë është gabim dhe kë duhet të besojmë, Admir Murataj të vrarë në korrik të 2013 në Konicka në Greqi, apo atë që u vra pak ditë më parë në aeroportin e vetën në Shqipëri. ? Kush duhet përgenjeshtruar nga këto të dyja ?

Ja disa publikme nga mediat e shkruar greke:

ME TE LEXUARAT