Dogji dy makina në Elbasan, kush është autori

Aktualitet

Një person, që përdore dy emra, i ka vënë flakën dy automjeteve të parkuara ngjitur me Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit. Automjetet e parkuara ngjitur me njëra-tjetrën janë një Volksëagen me targë Aa 595 KP në pronësi të Hysen Hasekiu, dhe një Skoda me targë AA 702 Dl në pronësi të Bledar Hoxhës.

Shpërthimi i automjeteve ndodhi në mesnatë, ndërsa autor i ngjarjes është identifikuar Mario Toçi, por që përdorte edhe emrin Englent.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

38-vjeçari u arrestua nga policia, pasi u identifikua 5 minuta pas përhapjes së flakëve, për shkak se makinat ishin parkuar ngjitur me policinë. Efektivët arritën ta pikasin Mario Toçin nga kamerat e sigurisë që janë të instaluara pranë drejtorisë. 38-vjeçari është një person me precedentë të mëparshëm penalë, në fushën e vjedhjeve.

Nuk dihet nëse qëllimi i autorit ka qenë t'i vë flakën të dyja automjeteve, apo zjarri është përhapur duke i djegur të dyja. Por paraprakisht dyshohet që objektiv të ketë qenë automjeti i Hysen Hysekiut, i cili është pronar i një lokali në Elbasan.

ME TE LEXUARAT