Digjen natën dy automjete në Elbasan, kamerat filmojnë zjarrvënësin

Dy makina janë përfshirë nga zjarri gjatë natës në Elbasan. Fillimisht zjarri është shfaqur në automjetin tip “Volsvagen”me targa AA 595 KP në pronësi të Hysen Hasekiut, duke e djegur plotësisht.

Ndërkohë flakët janë përhapur duke djegur edhe makinën tip “Skoda” me targa AA702DL në pronësi të Bledar Hoxhës, e cila ishte parkuar ngjitur me Drejtorinë e Policisë së Elbasanit.

Kliko per me shume info

Zjarri mësohet se ka qenë i qëllimshëm dhe policia ka mundur të identifikojë dhe autorin përmes kameras së sigurisë që ka qenë instaluar para Drejtorisë së Policisë Elbasan. Bëhet fjalë për shtetasin Lenti Toci.Policia vijon hetimet./oranews

loading...