Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Zjarr në katedralen Notre Dame në Paris (VIDEO)

Një zjarr i madh ka përfshirë Katedralen Notre Dame në Paris.

Sipas njoftimeve të para, zjarri është “potencialisht i lidhur” me rinovimin e ndërtesës, thanë zjarrëfikësit.

Zjarri, përfshiu fillimisht papafingon e katedrales, monumentin historik më të vizituar në Evropë, tha një nga zjarrfikësit.

Sipas zëdhënësit të Notre-Dame, zjarri është raportuar të këtë rënë rreth orës 18:50.

Katedralja u evakuua dhe një perimetër shumë i madh sigurie u krijua nga zjarrfikësit.

Mjetet e rëndësishme të ndërhyrjes janë në tërren, duke përfshirë katër shkallë të mëdha dhe dy armë ngritëse ajrore.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet