Në vetëm pak minuta shi, Berati përmbytet nga uji

Kliko per me shume info

Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta shi dhe breshër i pandërprerë që rrugët e qytetit të Beratit të notojnë për minuta të tëra në ujë.

Informacionet bëjnë me dije se reshjet e dendura të shiut dhe breshëri kanë përmbytur rrugën e vetme të qytetit, nga kthesa e Gjykatës deri në lagjen “Uznovë”,duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në rrugë dhe duke krijuar vështirësi edhe në lëvizjen banorëve,ndërkohë që në shumë biznese uji arriti deri brenda tyre.

Kliko per me shume info

Pas hapjes së pusetave në rrugët e qytetit filloi edhe tërheqja e ujit në rrugët e qytetit. Menjëherë pas tërheqjes së ujit,ajo që shihje nëpër rrugët e qytetit ishte balta dhe pronarët e bizneseve që pastronin ambjentet e jashtme të dyqaneve e lokaleve.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here