Maltë, kapen 92 kilogramë kokainë, ishte nisur drejt Durrësit

Aktualitet

Policia në Maltë ka bllokuar një ngarkesë prej 92 kilogramë kokainë e cila ishte nisur në drejtim të Durrësit.


Zyrtarët doganorë kanë konfiskuar shtatëdhjetë e gjashtë paketa kokainë me peshë 91.25 kg, me vlerë prej 10.3 milion euro në një aksion të zhvilluar të dielën.


Departamenti i doganave tha se droga ishte fshehur në dy kontejnerë në Freeport të Maltës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Autoritetet kanë përzgjedhur disa kontejnerë për skanim ndërsa pas skanimeve fillestare, u vërejtën parregullsi në konstruktin e tre kontejnerëve, çka ka nxjerrë në pah edhe drogën e fshehur në njësinë e kompresorit të ftohësit. Të dy kontejnerët ishin dërguar në Maltë nga Amerika e Jugut, me adresë portin e Durrësit, në Shqipëri.


Kjo sasi e fundit e zbuluar e çon në 606.45 kg sasinë e kokainës së bllokuar nga autoritetet gjatë këtij viti, të përllogaritur me një vlerë totale prej rreth 68.2 milionë eurosh.

ME TE LEXUARAT