Kryeministrisë i hiqet boja e protestës pas dy ditësh punë (FOTO)

Puna për pastrimin e mureve të godinës së Kryeministrisë ka nisur që në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërsa sot duket se çdo gjë i është kthyer normalitetit.

Boja e hedhur nga protestuesit pasditen e së shtunës është hequr nga muret, ndërsa punëtorë të shumtë me makineri e skela vijojnë t’i japin dorën e fundit.

Kliko per me shume info

LSA sjell këto foto që tregojnë gjendjen e Kryeministrisë sot.

Kujtojmë që gjatë protestës së tretë kombëtare të opozitës, protestuesit hodhën produkte bujqësore blegtorale në drejtim të saj, si domate, lakra e qumësht, por edhe bojë në shenjë proteste. Disa herë ata çanë kordonin rrethues të vendosur nga policia dhe u ngjitën deri tek shkallët.

loading...