Ja si ngeli pa jetë Admir Murati, mediat greke shkruajnë për vjedhjen e Rinasit

Mediat greke duket se i kanë bërë jehonë sërisht grabitjes spektakolare të Rinasit të ndodhur pak ditë më parë, e cila përfundoi me ekzekutimin e një prej grabitësve. Ato kanë tentuar të hedhin dritë mbi faktin se si ndodhi ngjarja dhe kush e vrau Admir Muratit, ndërkohë po ashtu kanë bërë publike edhe 13 emrat e rremë të cilat ka përdorur shtetasi Murataj për të fshehur identitetin e tij gjatë kohës që ishte në arrati.

Sipas tyre, 48-vjeçari ka përdorur gjatë kësaj kohe identitet, si Kristaq Murataj, Admir Murati, Kristaq Murati, Admir Murataz, Kristaq Murataz, Admir Xhaferi, Kristaq Xhaferi, Admir Nikaj, Kristaq Nikaj, Xhafer Nikaj dhe Kristaq Azemi. Mediat greke shkruajnë gjithashtu se autoritetet kanë pasur dyshime se Murataj fshihej në Kosovë, por nuk ka ndonjë detaje për aktivitetin e tij atje.

Kliko per me shume info


Përsa u takon hetimeve në Shqipëri, prokurorët kanë gjetur një telefon, që i është nënshtruar ekspertimeve, ndërsa hetuesit kanë rindërtuar ngjarjen. Sipas të njëjtave burime, Murataj tentoi të digjte furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” pranë Urës së Tapizës në Tiranë, por pasi pikasi policinë u përfshi në një përleshje me armë.

Forcat e FNSH-së janë afruar dhe u kanë bërë thirrje “Ndal, Policia!”. Në këtë kohë, grabitësit kanë nisur të qëllojnë me armë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u janë kundërpërgjigjur me armë. Nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i vrarë njëri nga grabitësit.

Në kohën kur autorët po vijonin të qëllonin, grupi i gatshëm është shpërndarë në mënyrë që t’i rrethonte. Dy prej efektivëve kanë hipur në një kodër, në mënyrë që të kishin fushëpamje më të qartë.
Ndërsa autorët kanë përfituar nga ky moment për t’u larguar. Kanë braktisur furgonin pa arritur që ta digjnin dhe kanë kaluar përroin përmes një ure të vogël dhe janë larguar me një mjet tjetër.

loading...