Ish-deputeti: S’kanë të ndalur skandalet tek ne, pacienti lidhet me pranga…

Kliko per me shume info

Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka ndarë me qytetarët disa foto, ku shihet një qytetar i shtrirë në krevatin e spitalit me pranga në duar.

Personi i prangosur është një ndër protestuesit, i cili ka qenë i pranishëm në tubimin e opozitës të shtunën. Ai mbeti i plagosur, për shkak të përplasjes me policinë para Parlamentit.

Kliko per me shume info

Shehu thotë se pamjet në fjalë janë shokuese, e po kështu një shkelje e rëndë e të drejtave themeltare të njeriut e pacientit, dhunim i institucionit shëndetësor. Po kështu ai shton më tej se ky është një skandal i vërtetë, që dhe gjatë diktaturës nuk ndodhte në spitalet tona të Tiranës.

“Shkelje e rende e te drejtave themeltare te njeriut e te pacientet, dhunim i institucionit shendetesor. Pamjet e pacientit te plagosur, te lidhur me pranga ne shtrat nga krahu i demtuar, ne nje pozicion te detyruar e rendues ky, me police qe e rrethojne, jane shokuese. Fatkeqesisht kjo pamje e shemtuar vjen nga ambjentet e brendeshme te Qendres se Traumes, mbas protestes se te shtunes. Me vone, mbas debateve te gjata, pacientin po te lidhur ne shtratin e tij e te shoqeruar, e cvendosin ne dhomat brenda Reanimacionit te spitalit.

Skandal i vertete ky, qe dhe gjate dikatatures nuk ndodhte ne Spitalet tona te Tiranes. Asnje pacient nuk mund te mbahet i prangosur ne shtrat ne spital, asnje polic nuk mund te qendroje brenda dhomes se tij te spitalit, ky eshte nje parim universal, qe mund te tejkalohet perkohesisht vetem nqs personeli mjekesor e kerkon kete gje, gje qe nuk ka ndodhur ne kete rast.

Spitali nuk eshte prone e policise, pacienti pavaresisht per se akuzohet, nuk eshte skllav qe ruajtesi mund te beje cfare te doje me ate!
Spitali drejtohet nga drejtuesit e tij e mjeket, vecanerisht ata te sherbimit, te cilet nuk duhet te kishin lejuar kete perdhosje te te drejtave te pacientit te tyre e institucionit, per mos reagimin e te cileve une ndjej nje keqardhje te thelle.

Megjithate une nuk dua t’i fajesoj ata, por akuzoj nivelin tragjik te frikes e presionit te imponuar deri te mjeket. Keto foto do bejne xhiron e Botes, pikerisht se bijen ndesh me parimet e Shoqerise Demokratike”, përfundon ai.

loading...

1 COMMENT

  1. Ashtu esht.
    Kur dashnoret e preshve merren akoma me politik
    Nuk duhej preshi n b… po plumbi n goj per ca

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here