E krimbur në para, ministrja e Ramës me shtëpi në Angli e 127 mijë euro kesh

Aktualitet

Belinda Balluku, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke zëvendësuar Damian Gjiknurin, edhe pse ka vetëm disa muaj në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, por pasuria e Belinda Ballukut është me të vërtetë marramendëse.

Vetë ministrja ka deklaruar 127 mijë Euro janë jashtë sistemit bankar. Makina me vlerë 42 mijë euro, 15 mijë dollarë, 15 mijë euro dhe 20 mijë dollarë. Një pjesë të pasurisë e deklaron në bashkëpronësi me ish-bashkëshortin Sokol Balla, ndërsa pjesën tjetër thotë se është pronare e vetme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga viti 2013, Balluku ka drejtuar Agjencinë Kombëtare të Lundrimit Ajror të Republikës së Shqipërisë.

Në vitin 2004, Balluku ka filluar punë në Bashkinë e Tiranës, më vonë ka punuar si drejtore e kabinetit të Ramës në Bashkinë e Tiranës. Balluku deklaron se është pronare me 50 % e një shtëpie në Angli, të cilën thotë se e ka blerë me kursime, me vlerë 95 000 paund.

Po me kursime ka mundur të blerë një apartament në Tiranë me vlerë 37 922 euro. Ajo është pronare e vetme e një tjetër apartamenti me vlerë 97 500 euro. Këtë të fundit e ka blerë nga shitja e një apartamenti në Golem me vlerë 125 mijë euro.

Balluku thotë se është pronare me 50 % e një trualli me sipërfaqe 406 m2 dhe ndërtese 2-katëshe me sipërfaqe 106 m2 dhe një kat nën çati, blerë me kursime me vlerë 190 000 euro.

Ministrja e Ramës deklaron edhe 127 mijë euro cash jashtë sistemit bankar, por sipas ligjit, zyrtarët që deklarojnë pasurinë nuk mund të mbajnë shuma të tilla parash jashtë sistemit bankar.

Pasuria e ministres Belinda Balluku:

Gjendje cash 127 000 euro.

Pronare me 50 % e një shtëpie në Britaninë e Madhe, blerë me kursime, 95 000 paund.

Apartament 98.68 m2 në Tiranë, 37 922 euro.

Pronare me 50 % e një trualli 406 m2 dhe ndërtese 2-katëshe 106 m2 dhe një kat nën çati, 190 000 euro.

Apartament 89.4 m2, 97 500 euro.

Balluku është ish-bashkëshortja e gazetarit të njohur Sokol Balla dhe ka punuar me Ramën si drejtoreshë e kabinetit në Bashkinë e Tiranës. Ajo njihet si një prej më të besuarave të Ramës, pasi ai i ka besuar disa poste të rëndësishme ku Balluku ka qenë drejtoreshë.

Ajo ka mbajtur edhe postet e drejtoreshës së AlbControl dhe e Aviacionit Civil./Syri

ME TE LEXUARAT