Autogol qesharak, portieri njollos karrierën

Kliko per me shume info

Kur e shikon këtë video, me të vërtetë ngre dyshimin: ku e kishte mendjen portieri i New York City, çfarë ishte duke menduar në atë moment fatal, që e bëri “viral” në gjithë globin?

Te loja dhe topi, që po i pasohej në këmbë, me siguri jo, ndryshe nuk do të bënte një gafë të tillë, duke pësuar “autogolin e shekullit”. I pabesueshëm kontroll i dobët i topit dhe vetëmbrojtja në këtë rast.

Kliko per me shume info

Sean Johnson merr një pasim nga bashkëlojtari i tij, është i vetëm dhe i pashqetësuar nga askush, topi i shkon fare lehte në këmbë, por gabon rëndë, në tentativën për ta kontrolluar “sferën”.

Del huq dhe topi përfundon në rrjetë. Autogol qesharak, që ka bërë xhiron e botës në media dhe rrjetet sociale. Një “damkë” e madhe për karrierën e portierit 29 vjeçar…

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here