Aksidenti në Berat, makina përplaset me shtyllën

Një automjet tip “Range Rover” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në aksin Berat-Lushnje, pranë fshatit Moravë, duke u përplasur me shtyllën.

Si pasojë e aksidentit janë shënuar dëme të mëdha në pjesën e përparme dhe të pasme të makinës,por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Kliko per me shume info


Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë dhe shpejtësia e madhe me të cilën ishte duke udhëtuar automjeti.

Shoferi i mjetit, Range Rover, mësohet se është plagosur dhe ka pësuar dëmtime në trup.

I plagosuri R.M, 33-vjeç, është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

loading...