Vjedhje si në filma, marrin bankomatin me ekskavator për 4 minuta

Kamerat e sigurisë në Londonderry kanë filmuar një vjedhje të pazakontë të një bankomati.

Autoret kanë thyer me ekskavator bankomatin e vendosur në një market. E kjo vjedhje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, dhe i gjithë “procesi” ka zgjatur vetëm katër minuta, transmeton Telegrafi.

Kliko per me shume info

Në videon e publikuar më poshtë shihet se si një burrë me ekskavator thyen murin, e nxjerr bankomatin dhe e fut në një furgon të cilit i është prerë kulmi.

Hajdutet kishin mbuluar fytyrat me maska me qëllim që të mos i identifikoj policia, kurse pronari i marketit ka njoftuar se diçka të tillë nuk kishte parë më herët.

E policia ka bërë të ditur se ekskavatori me të cilin ishte kryer vjedhja ishte vjedhur më herët në një zonë jolarg bankomatit.

loading...