Paloka kërkon Ramën: Trego ku ia ke mbathur? Ke fatura për...

Politikë

I ftuar në News 24, nënkretari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka komentuar protestën e djeshme të opozitës së bashkuar, duke u shprehur se ishte një protestë madhështore.

Sipas numrit dy të selisë blu, kryeministri Edi Rama ka fatura për të pagaur te shqiptarët, ndërsa i kërkoi të tregojë se ku ia ka mbathur.


“Kryeministri të tregojë se ku ja ka mbathur. Protesta arriti të ishte edhe më madhe se ajo e 16 marsit. Ajo që ne kemi kërkuar është pjesëmarrja e qytetarëve në protestë. Ajo ishte protesë masive. Protesta është transmetuar edhe në mediat e huaja. Qytetarët nuk po lodhen dhe nuk po tremben.

Njerëzit rrëmbehen në rrugë dhe burgosen dhe përfundojnë në biruca. Edi Rama është i vetmi dhe qeveria e tij që kanë faturë për t’iu paguar shqiptarëve. Njerëzit nuk vijnë për ne, por vijnë se janë të lodhur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dhjetë milionë eurot kanë fluturuar dhe nuk i gjen kush. Kush janë kapur nga ata që kanë kryer krimet në Shkodër. Askush!”, është shprehur nënkryetari i PD-së.

ME TE LEXUARAT