Monika Kryemadhi: Faleminderit shqiptarë, Rama të helmon!

Aktualitet

Kryetarja e LSI, Monika kryemadhi, ka shpërndarë në Facebook një video nga momentet e protestës së djeshme të opozitës, ndërsa e ka shoqëruar me një mesazh për qeverinë.

Ajo shprehet se Edi Rama dhe familja e tij politike kanë dështuar, ndërsa shumë shpejt do të japë llogari para drejtësisë.

Postimi i plotë:

“Falenderoj të gjithë shqiptarët që duan të ndryshojnë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo është protestë e shqiptarëve! E grave, e vajzave, e të rinjve, dhe gjithë atyre që duan të ardhmen në Shqipëri.

Shqiptarët treguan që Edi Rama ka dështuar me familjen e tij politike, me ekonominë shqiptare, me drejtësinë shqiptare, me të ardhmen e shqiptarëve.

Ky njeri i dështuar që për karrigen e tij helmon, dhunon dhe arreston qytetarë të pafajshëm, gazetarë, të rinj, të reja, burra e gra, shumë shpejt do të japë llogari para drejtesisë. Asnjë hap pas!

Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve të cilët ndërtojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre.”

ME TE LEXUARAT