I dashuruar që ç’ke me të! Olsi Bylyku flet për herë të parë për të dashurën

Showbiz

Olsi Bylyku ka pranuar për herë të parë që është i dashuruar.

Sot në emisionin “BE Coffee” teksa ishin të ftuar Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku, Erion Isai pyeti dyshen se kush është më i dashuruar.

I pari që u përgjigj ishte Mateus, i cili tha emrin e Anxhelës duke nënkuptuar se ajo është e dashuruara në këtë mes.

Por Anxhela e mohoi dhe për të rregulluar situatën reagoi Olsi, i cili tha: “Ta them une kush eshtë më i dashuruar, unë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në atë moment Erioni iu përgjigj duke e konfirmuar lidhjen e re të kolegut të tij: “Ti je sefte, po e shijon”.

Aktori i njohur i humorit Olsi Bylyku para pak ditësh është fotografuar pranë të dashurës së tij gjatë premierës së filmit “2 gisht mjaltë”.

Por ai nuk e la me kaq pasi vendosi të konfirmojë lidhjen me të dashurën e tij e cila quhet Egli dhe ka studiuar për Kanto.

Olsi publikoi një foto në Insta Story pak ditë më parë, ku shfaqet krah bukuroshes në makinë

ME TE LEXUARAT