Hysaj i paprekshëm, Napoli dërgon Chievon në Serie B

Pas një eksperience të tmerrshme kundër Arsenal, Napoli dhe Hysaj shfryjnë dufin kundër Chievos duke i zbritur matematikisht në Serie B. Nuk arriti ti rivalizojë për titull por të paktën Napoli i shtyn festën “Zonjës së Vjetër”, të paktën dhe me një javë.

Njeri i ndeshjes për napolitanët ishte Koulibaly autor i një dygolëshi, në minutën e 15-të dhe në të 81-tën, Milk kompletoi “tripletën” e golave. Goli i Cesar në minutën e 90-të ishte thjeshtë për statistikë.

Kliko per me shume info


Pavarësisht se dështoi kundër topçinjve në Europa League, C.Ancelotti i besoi sërish një fanellë titullari Hysajt, madje as në pozicionin e tij natyral pasi anësori i Kombëtares me shumë luajti në qendër se sa në krah, e bën këtë pa shumë sforco, sigurisht sulmi i Chievos nuk është i papërmbajtshëm, nota 6 për Hysaj shkruan TuttomercatoWeb.

loading...