Adrola Dushi flet për tradhtinë: Jam lënduar shumë

Modelja shqiptare, Adrola Dushi e ftuar në emisionin ‘Prive’, në rubrikën e 60 sekondave iu është përgjigjur pyetjeve që kishin të bënin me jetën e saj private.

Teksa po fliste për tradhtinë, modelja zbulon se është lënduar shumë nga tradhtia, por sipas saj e gjitha kalon me kohën.

Kliko per me shume info

“E urrej tradhtinë. Jo vetëm tradhtinë në marrëdhënien me partnerin, por me njerëzit. Dhe kush më tradhton, futem në guaskën time dhe nuk dua më as të sqarohem, nuk dua më asgjë. Thjesht është një person shumë larg meje. Ka ndodhur shumë, jam lënduar ekstrem shumë, e kam përjetuar ekstrem shumë, por kalon”, ka treguar ajo.

Ndër të tjera, ajo i këshillon të gjithë të rinjtë që të lexojnë dhe studiojnë.

“Ju lutem, lexoni dhe mësoni në shkollë. Unë nuk kam lexuar, i lashë anash dhe nuk e di çfarë ndodhi me mua. Lexoni sepse nuk ka asgjë më të mirë se të jesh i ditur mbi gjithçka”, u shpreh Adrola.

loading...