Protesta e opozitës në Tiranë, opozitat mbushin sheshet njëherësh edhe në Serbi e Mal të Zi

Kosovë&Rajon

Në te njejten kohe që opozita shqiptare po proteston në kryeqytet, paralelisht protestohet edhe në Serbi e Mal të zi.

Në Mal të Zi qytetarët kanë dalë në protestë dhe këmbëngulin se demonstrimet përfaqësojnë një lëvizje të sinqertë qytetare pa ndonjë ndikim të huaj.

Ndërsa në Serbi protesta e kësaj të shtune u thirr nga një koalicion i 30 grupeve të opozitës, ku përfshihen parti politike dhe aktivistë. Ky është kurorëzimi i katër muaj tubimesh.

Ndërsa në Shqipëri, partitë e opozitës vazhdojnë të protestojnë në rrugë që nga mesi i shkurtit, duke bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe për zgjedhje të parakohshme. Opozita e qendrës së djathtë akuzon qeverinë e majtë socialiste të kryeministrit Edi Rama për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar, akuza që qeveria i ka hedhur poshtë, citon top channel.

ME TE LEXUARAT