Kryemadhi: Qytetarët rrëzuan Ramën, ruani faturat e gjobave, do t`ju kthejmë mbrapsht paratë

Monika Kryemadhi nga selia e LSI-së ka folur ne lidhje me protesten e 13 prillit para Kryeministrise dhe Parlamentit.

Ajo falënderoi protestuesit e mbështetësit dhe adresoi kritika për policët që hodhën gaz ndaj qytetareve. Kryemadhi tha se ata qe dhane urdher dhe ata qe hodhen gaz kane hesape me qytetaret shqiptare. Kryemadhi theksoi se Rama tashme eshte i larguar.

Kliko per me shume info

Ne fjalen e saj kryetarja e LSI, u kerkoi gjithe shqiptareve te gjobitur padrejtesisht nga qeveria me fjalet: Ruani faturat sepse do tju kthejme mbrapsht parate qe ju ka marre Edi Rama.

“Falenderoj protestuesit që përballuan një nga protestat më të mëdha të tranzicionit. Falenderoj gjithë shqiptarët, falënderoj shoferët e autobusëve që janë gjobitur nga policia e Edi Ramës, i siguroj që do i marrin paratë një nga një.

Falënderoj gazetarët e terrenit që s’na janë ndarë në asnjë moment. Ju bëj thirrje atyre që dhanë urdhër të lëshojnë gazin, t’i bëjnë llogaritë mirë se hesapet i kanë me mijëra protestues që ishin në shesh.

Shqiptarët treguan edhe njëherë që Rama ka dështuar me politikën e tij, me ekonominë, me drejtësinë me të ardhmen e shqiptarëve. Një njeri i dështuar që ka frikë të përballet me popullin e tij është i larguar”.

loading...