Juliana Pasha bën dedikimin më të veçantë

Showbiz

Juliana Pasha nuk është e vetmja në familje që ka një lidhje shumë të fortë me muzikën. Këngëtarja e njohur shqiptare u shoqërua në piano gjatë performancës së saj në emisionin “Soiree” nga vëllai i saj Elti.

Dhe sot Juliana kishte një dedikim shumë të veçantë, ndërsa pozon krah tij:

“Faleminderit vëllaçko Elti Pasha! Faleminderit që realizove këngët e Vaces dhe u bërë mbështetja ime në piano për të më shoqëruar deri në fund. Jam e bekuar që familja ime e ka bërë rrugën time në këngë gjithmonë e më të lehtë, e ka qenë pranë meje në çdo moment të lumtur apo të vështirë. T’i puth duart motra”.

Juliana Pasha performoi një kolazh të “Natën vonë/Flokë bore” në nderim të 80-vjetorit të Vaçe Zelës.

ME TE LEXUARAT