Thaçi paralajmëron serbët: Nëse ikni, nuk do të ktheheni më!

Kosovë&Rajon

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shkruar një status në profilin e tij në “Facebook” ku paralajmëron serbët, se nëse ata ikin nga Policia e Kosovës, nuk do të kthehen më.

Statusi i Thaçit:

Nesër kalon afati kur autoritetet e Beogradit kanë paralajmëruar se do të nxisin segmente të caktuara të pjesëtarëve të komunitetit serb për të marrë vendim nëse do të largohen apo të qëndrojnë në institucionet e Republikës së Kosovës.

Pasi kjo ka të bëjë me segmente të sigurisë dhe ata janë shtetas të Republikës së Kosovës, ritheksoj se Serbia duhet t’i ndalë menjëherë interferimet dhe veprimet armiqësore në punën e institucioneve të Kosovës, si dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë shumë më e vëmendshme për këtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëse pjesëtarët e cilitdo komunitet largohen nga institucionet, konkretisht nga policia dhe mekanizmat e tjerë të sigurisë, të gjithë atyre ua rikonfirmoj edhe sot se do të respektohet në plotni kushtetutshmëria dhe ligjshmëria për të gjithë.

Është në vullnetin individual të secilit që të vendos nëse do të qëndrojë apo të largohet, por një gjë është e qartë: nuk lejojmë vakum dhe çdokush që largohet më nuk do të kthehet.

Vendet e tyre do të plotësohen menjëherë me pjesëtarë tjerë të të gjitha komuniteteve. Kosova nuk është më tepër e një etnie apo më pak e një tjetre, por është e të gjithëve dhe ne duhet ta ndërtojmë së bashku! HTH

ME TE LEXUARAT