Protesta në 18.00 pasdite, Basha thirrje masive mbështetësve të opozitës

Politikë

Nje dite para proestes se opozites ne Tirane te paralajmeruar ne ora 18.00 kryetari i PD Lulzim Basha ka ftuar qytetaret per pjesemarrje masive.

“Shqipëria në rrezik! Qeveria është bërë një me krimin. Korrupsioni ka mbërthyer shtetin. Qytetarët jetojnë në terror. Votat vidhen nga banditët. Paratë grabiten çdo ditë!”-thuhet në mesazhin që Partia Demokratike ka shpërndarë në rrjetin social “Facebook”.

Kjo është protesta e tretë kombëtare që organizon opozita e bashkuar. Në mesazhin e Bashës theksohen probleme të ndryshme duke nisur nga vjedhja e zgjedhjeve, varfëria, bashkëpunimi mes bandave e qeverisë, e deri tek ngjarja e fundit në Rinas, ku dyshohet se u grabitën një shumë prej 10 milionë eurosh.

ME TE LEXUARAT