Ky është lojtari më i mirë i muajit në Angli

Sadio Mane ka mposhtur konkurrencën e Sergio Agueros, duke u shpallur lojtari më i mirë i muajit mars në Premier League.

Sulmuesi senegalez ka qenë deçiziv me “The Reds”, duke ndihmuar skuadrën Klopp të arrijë fitore të rëndësishme që e kanë mbajtur në krye të Premier League.

Kliko per me shume info

Mane shënoi dy gola ndaj Burnleyt, ndërsa fitoi një 11-metërsh dhe realizoi një gol ndaj Fulhamit.

Edhe ndaj Tottenhamit ai zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, ndërsa nuk arriti të linte shenjë në derbin ndaj Evertonit.

Goli më i bukur i muajit u zgjodh ai francezit të Brighton, Nokaert, në sfidën ndaj Crystal Palace, një supergol nga limitet e zonës me të majtën.

loading...