Kam 28 vite emigrant, Gent Cakaj përplaset me Dacicin për shkak të Kosovës

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj u perplas me homologun e tij serb Ivica Daçiç gjatë Ministerialit të Varshavës per shkak të çështjes se Kosovës.

Daçiç gjatë fjalës se tij tha se Serbia as e ka njohur me herët dhe as e njeh Kosovën. Numri një i diplomacisë serbe u shpreh se ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli nuk duhet të ishte pjesë e Ministerialit të Varshavës.

Kliko per me shume info

Ministri i Jashtëm të Shqipërisë Gent Cakaj i ka kujtuar Daçiçit se ka 28 vjet në politikë, aq sa ai ka vite jetë, ndërsa i ka kujtuar vuajtjet e popullit kosovar në emigrim.

“Ke 28 vjet në pushtet, aq sa unë kam vite jetë. Kam 28 vjet refugjat. Fjalimi i Daçiç është me një gjuhë të shekullit të XX dhe totalisht pa vend dhe pa sens”, replikoi Cakaj.

Pas replikës, ministri serb ka tentuar të marrë fjalën sërish, por u pengua nga drejtuesi Ministerialit i cili ka vendosur te mos e lejoje Vucicin te flase me tej.

loading...