I hodhi benzinë zjarrit! Flori na jep një arsye më shumë për romancën me Kejsi Tolën

Flori Mumajesi rrallëherë shpreh vlerësimet në publik për këngëtaret e njohura shqiptare, por kur e bën ndodh që të lindin fjalë për lidhje romantike.

Ndërsa prej vitit të kaluar kantautori përflitet për një romancë me Kejsi Tolën, Flori duket se gjen gjithmonë një mënyrë “për t’i hedhur benzinë zjarrit”.

Kliko per me shume info

Ditën e sotme ai përshëndeti ndjekësit e tij në Insta Story me këngën e Kejsit, “Më ke mua”, me të cilën ajo konkurroi në festivalin “Kënga Magjike”.Fillimisht luhet hiti i tij “Plas”, ndërsa Flori dëgjohet të thotë: “Okej, kënga e dytë” dhe nis pikërisht ajo e Kejsi Tolës.

Postimin ai e ka shoqëruar me emoji-n e syve zemra, ndërsa është etiketuar edhe këngëtarja.

Askush prej dyshes nuk ka reaguar publikisht për lidhjen e mundshme.

loading...