Tentoi të hynte me forcë në repartin ushtarak, qëllohet agresori në Maqedoninë e Veriut

Një person ende i pa identifikuar është qëlluar nga ushtarët në qarkun e kazermës “Goce Dellçev” në Maqedoninë e Veriut, teka ka tentuar të hyjë me forcë brenda rrethimit të ushtrisë.

Njoftimi ka ardhur nga Ministria e Mbrojtjes në shtetin fqinj, teksa ndër të tjera shprehet se ngjarja ka ndodhur herët në mëngjes rreth orës 02:53.

Kliko per me shume info

Sipas Tetova News, ushtria e ka paralajmëruar disa herë personin verbalisht e më pas duke parë sjelljen e agresorit është dashur ta plagosin atë në thembrën e këmbës së djathtë.

Personi ka marrë ndihmën e parë  dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

loading...