Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ish-Gjenerali Lleshaj nuk shqetësohet pse Xhaçka e sfidoi me ushtri

Ish-gjenerali që tani është ministër i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka habitur me deklaratat e tij në sallën e parlamentit.

Duke mos thënë asgjë për punën hetimore që është bërë deri tani, duke mos dhënë asnjë detaj se çfarë po bën policia për hetimin, Lleshi ashtu si edhe mentori i tij Edi Rama kanë vazhduar me propaganda dhe llafe boshe.

Lleshi tha sot në parlament se grabitja e ndodhur të martën në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ nuk ka rrëzuar sigurinë kombëtare, por e ka cenuar atë.

‘Nuk e pranoj nga askush që është rrëzuar siguria. Megjithatë, në masën e parë serioze u shqetësuan të gjithë pse u vunë Forcat e Armatosura në mbrojtje të aeroportit’, tha ish-gjenerali, që siç duket nuk ka parë ushtrinë që ka rrethuar Rinasin.

Megjithatë, Lleshaj tha se sulmi nuk mund të shërbejë si justifikim për sulme ndaj qeverisë. ‘Nuk ka asgjë për t’u alarmuar, ju a them miqësisht. Nuk është turp kombëtar, është incident’, tha në fjalën e tij ministri Sandër Lleshi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet