Thaci: Mardhëniet me Serbinë nuk do të ndryshojnë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk pret diçka të re lidhur me raportet Kosovë-Serbi, nga takimi i Berlinit më 29 prill.

Ai thotë se takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor do të jetë një takim rutinë e rritjes së vëmendjes së Gjermanisë dhe Francës për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Kliko per me shume info

Presidenti i vendit thotë se e vlerëson rritjen e interesimit prej Gjermanisë dhe Francës, për të uruar marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë, dhe fokusin për mundësinë e arritjes së një marrëveshje Kosovë-Serbi, por sipas tij, nuk do të ketë diçka të re nga ky takim sa i përket marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ndryshe, më 29 prill është paralajmëruar takimi i Berlinit ku do të marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit. Në këtë takim Kosova pritet të përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, gjithashtu edhe Serbia pritet të përfaqësohet nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq.

loading...