Kapet "mall i rëndë" me vlerë 2.7 mln euro, po vinte në Shqipëri

Aktualitet

Një sasi prej 24 kg kokainë është kapur në një kontejner në portin e Freeport në Maltë. Droga e kapur ishte nisur nga Amerika e Jugut dhe kishte destinacion Shqipërinë, njofton policia malteze.

Lënda narkotike ishte vendosur në 20 pako dhe kishte një vlerë tregu prej 2.7 milionë euro. Sasia prej 24 kokainë u zbulua të martën (9 prill) pasi u skanua nga Njësia e Kontrollit të Doganave, transmeton oranews.

Droga iu dorëzua policisë së antidrogës në Maltë për hetime të mëtejshme.

"Operacioni ishte një tjetër shfaqje e bashkëpunimit të Departamentit të Doganave, Policisë dhe autoriteteve në Freeport.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një nivel i tillë bashkëpunimi është faktor përcaktues që tregon Freeport si një nga portet më të sigurta në rajon", tha Departamenti i Doganave.

ME TE LEXUARAT