Gundogan: Kjo është arsyeja pse City nuk është ekip i madh!

Sport

Ilkay Gundongan ka ngritur shqetësimin se Manchester City nuk sillet si një ekip i madh në ndeshjet e vlefshme për Champions League.

Duke iu referuar humbjes ndaj Tottenham, mesfushori turko-gjerman tha se penalltia e humbur nga Aguero e bllokoi skuadrën, dhe një penallti e humbur nuk duhet të kthehet në bumerang për një ekip të madh.

"Ne nuk ishim mjaftueshëm të guximshëm në lojë, kemi bërë shumë gabime elementare. Ndjej se jemi nervozë në ndeshjet e rëndësishme në Champions League”, tha fillimisht mesfushori.

Kemi marrë vendime të gabuara dhe jemi përpjekur të bëjmë gjëra të veçanta të panevojshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas penalltisë së humbur erdhi pushimi pjesës së parë. Përvoja të tilla negative gjithmonë na kthejnë mbrapa shumë. Nëse do e kishim shënuar penalltinë, ne do ta kishim copëtuar Tottenhamin. Kështu dolëm nga loja. Kjo nuk duhet të ndodhë me një ekip të madh. Kjo është arsyeja pse ne nuk jemi ende një ekip i madh", shtoi Gundogan.

UEFA, ndërkohë, po pret të marrë raportin e gjyqtarit Bjorn Kuipers nga ndeshja, para se të përcaktojë nëse Fernandinho duhet të përballet me një masë disiplinore për atë bërryl të dukshëm që goditi Harry Kane.

ME TE LEXUARAT