Ish-ministrja në pritje të fëmijës së dytë, zbulon gjininë

Aktualitet

Ish-deputetja e LSI, Klajda Gjosha ka treguar se shumë shpejt familjes do t’i shtohet një pjesëtar i ri.

E ftuar në emisionin “Provokacija”, Gjosha rrëfeu se do të bëhet me një vajzë, ndërkohë ka dhe një djalë më të madh, i cili quhet Luis.

“Njeriu duhet të dijë të ndajë momente të jetës private me këtë lumturi që unë po përjetoj së bashku me familjen time, për të pritur së shpejti një vajzë dhe pjesën tjetër që është ajo e profesionit. Unë jam pjesë e një profesioni që është shumë agresiv, shpeshherë. Megjithatë e gjithë kjo situatë do të sjellë një dritë jeshile në fund të tunelit”, tha ish-deputetja.

Mustafa Nano: Më tregoi që ka pasur një përvojë të fortë, pothuajse dramatike, pas lindjes së fëmijës dhe nuk është se u ndodh të gjitha zonjave kështu. Unë kam në studio Klajda Gjoshën, e cila është shtatzënë për herë të dytë dhe ka një çere të lumtur dhe të qetë dhe nuk reflekton situatën dramatike që është jashtë asaj në politikë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Klajda Gjosha: Njeriu duhet të dijë të ndajë momente të jetës private me këtë lumturi që unë po përjetoj së bashku me familjen time, për të pritur së shpejti një vajzë dhe pjesën tjetër që është ajo e profesionit. Unë jam pjesë e një profesioni që është shumë agresiv, shpeshherë. Megjithatë e gjithë kjo situatë do të sjellë një dritë jeshile në fund të tunelit.

ME TE LEXUARAT