Kush janë ushtarët e Shqipërisë që veprojnë në Kosovë

Shqipëria ka shënuar 10 vjetorin e anëtarësimit në NATO të premtën. Shteti shqiptar rënditet në mesin e 28 vendeve që kontribuojnë me trupa në KFOR.

Përmes një video të postuar nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhakaj shprehu mirënjohje gjithë burrave dhe grave që kanë shërbyer në KFOR, për një mjedis më të sigurt për gjithë qytetarët e Kosovës.

Kliko per me shume info

Nënkoloneli, Nikoll Ndoi, shprehet në këtë video se janë 30 ushtarakë shqiptarë që shërbejnë në KFOR, duke shtuar se roli i tyre është në drejtori dhe degë kryesore të KFOR-it, duke e vlerësuar një kontribut të jashtëzakonshëm.

Shqipëria në KFOR

10-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në #NATO përkon edhe me 10-vjetorin e angazhimit të vendit tonë në misionin më të suksesshëm në historinë e Aleancës. Mirënjohje gjithë burrave dhe grave që kanë shërbyer në #KFOR, për një mjedis më të sigurt për vëllezërit tanë dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.#Shqipëria10VjetNëNATO

Gepostet von Olta Xhacka am Dienstag, 26. März 2019

Shqipëria kontribuon në KFOR menjëherë pas anëtarësimit në NATO në vitin 2009.

loading...