Ja përgjigja që Elita Rudi ka në majë të gjuhës, kur...

Showbiz

Më datën 20 shkurt, moderatorja e njohur Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër për herë të parë të një vogëlushi që vendosën ta quanin Zëri.

Mirëpo emri i djalit të dyshes shkaktoi reagime të shumta nga ndjekësit në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram, të cilët komentonin se kur të rritet Zëri, do e tallin.

Dhe duket se ata nuk dinë të ndalen…vazhdojnë dhe vazhdojnë të komentojnë!

Ditën e djeshme Elita publikoi 3 foto ku shfaqej me Zërin në krah, ndërkohë na tërhoqi vëmendjen një koment i tillë: “Paramendo kur t’rritet edhe pak kur t’i thonë: O Zëri lëshoja zërin televizorit.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por moderatorja bukuroshe duket se tashmë e ka gjetur një përgjigje dhe e ka në majë të gjuhës kur vjen puna tek komentimi i emrit të vogëlushit: “Edhe Erës i thonë shumë po fryn era, edhe Borës i thonë shumë po bie borë, edhe Malit i thonë a po ikim në mal etj.”

ME TE LEXUARAT