Sondazhi i parë para zgjedhjeve, 59 për qind e shqiptarëve: Këtu nuk jetohet

IPR Marketing dhe RTV ora kane publikuar sondazhin e pare ne lidhje me situaten ne Shqiperi. Sipas ketij sondazhi,

1-Sipas jush sot në Shqipëri jetohet?

Kliko per me shume info

Pyetjes sesi jetohet në Shqipëri, 34 % e shqiptarëve janë përgjigjur pozitivisht, ndërsa 59.7% mendojnë se në Shqipëri nuk jetohet mirë. Ndërsa 5.5% janë përgjigjur nuk e di.

2-Në krahasim me 3 vite më parë, në Shqipëri jetohet…?

Duke bërë një krahasim me 3 vite më parë, 18.5% mendojnë se jetohet më mirë, ndërsa 39.7% mendojnë se në Shqipëri jetohet më keq. Janë 40.5 % e shqiptarëve që mendojnë se jetohet njësoj si para 3 vitesh. 1.2 % janë përgjigjur “nuk e di”.

3-Sipas jush Shqipëria po shkon…

Janë 40.8% e qytetarëve shqiptarë që mendojnë se Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur. Ndërsa 49.0% thonë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar. 10.2% thonë se nuk e dinë.

loading...