Zhduket ish-gazetari i TV Klan, familja: Na ndihmoni, s`kemi asnjë gjurmë

Aktualitet

Ish gazetari Lazion Cini, i punesuar me pare ne televizionin Klan rezulton të jetë zhdukur prej pesë ditësh dhe ka humbur çdo kontakt me familjen.

Familjarët e 30 vjeçarit janë drejtuar në emisionin ‘Pa gjurmë’ në Report Tv ku kanë apeluar për ndihmë dhe me shpresën se do të gjejnë të dhëna për Lazionin.

Sipas familjarëve Lazioni ka dalë nga shtëpia më 28 mars të këtij viti dhe prej asaj dite ata nuk dinë asnjë informacion për të.

Ditën që është zhdukur Lazion Cini mbante të veshura atlete të bardha dhe pantallona të zeza, ndërkohë që në krah kishte dhe një tatuazh në formë tribali.

ME TE LEXUARAT