Nëse jeni në timon por pa syze, në Angli do të gjobitesh me 5 mijë paund

Anglia ka miratuar një ligj që duket mjaft i çuditshëm. Të gjithë personat që jetojnë në Angli dhe kanë ndërmend të udhëtojnë me makinë, duhet patjetër që të mbajnë syze kur janë në timon. Ky ligj hyn në fuqi të dielën.

Me ndryshimin e orës dhe shtimin e një ore më tepër me ditë, britanikët që do të ngasin makinën pa mbrojtjen e duhur për sytë mund të gjobiten deri me 5000 paund. E sikur të mos mjaftonte kjo, gjobë mund të marrin edhe ata që kanë vënë syze me ngjyrë shumë të errët.

Kliko per me shume info

Vendimi është marrë pasi me ndryshimin e orës, orari i kthimit nga puna dhe mbingarkimi më i madh i rrugës vjen në një moment kur po bie muzgu ose dielli është në perëndim, çka do të thotë se shikimi mund të jetë problem dhe shpërqendrimi duke hequr qoftë edhe për një moment sytë nga rruga mund të shkaktojë aksidente me pasoja të rënda.

Sipas kodit rrugor britanik, shoferët në autostradë duhet të ngadalësojnë dhe të hapin krahun nëse kanë probleme me shikimin, qoftë edhe për pak sekonda.

loading...