Zhdukën 750 mln dollarë, arrestohet në Rinas kunati i ...

Aktualitet

Shtetasi Indian Hitesh Patel, 59 vjeç lindur në Indi dhe banues në Nigeri është arrestuar paraditen e sotme në Aeroportin “Nënë Tereza” në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Patel, është kunati i dy vëllezërve indianë, Nitin dhe Chetan Sandesara të akuzuar nga autoritetet Indiane për vjedhjen dhe pastrimin e 725 milionë dollarëve, ndërsa thuhet se kanë hapur biznese në Shqipëri, si dhe kanë përfituar pasaportën shqiptare.

“Interpol Tirana në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rinas arrestuan provizorisht shtetasin indian me inciale H. P., në aeroportin e Rinasit në dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Neë Delhi/ Indi. Gjykata Patiala House/Neë Delhi, ka lëshuar urdhër arresti ndaj 59-vjeçarit për veprën penale “Pastrimi i parave”, parashikuar nga nenet 3 dhe 4 të “Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave”, raporton policia.

Sipas mediave indiane, 59 vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më 11 mars, dhe për këtë rast Gjykata e New Delhi ka kërkuar shpalljen në kërkim ndërkombëtar për 4 persona për ‘krim ekonomik”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy vëllezërit, Sandesara, kanë qenë pronarë të kompanisë farmaceutike Sterling Biotek përgjatë viteve 2008-2011, prej nga kanë marrë mbi 725 milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore të Indisë, të cilat më pas janë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore të ngritura nga vetë ata.

ME TE LEXUARAT