Zgjedhja e prokurorit të përgjithshëm, KLP hap procedurën

Aktualitet

Keshilli i Larte i Prokurorise pritet te mblidhet diten e marte me 19 mars me qellim marrjen e disa vendimeve te rendesishme.

Nje prej vendimeve eshte percaktimi i nje rregulloreje me sistem pikezimi ne lidhje me zgjedhjen e prokuroreve kandidate per tu emeruar ne SPAK.

Nderkohe nje tjeter pike e rendesishme per miratim eshte hapja e procedures per pranimin e kandidateve per prokuror te pergjithshem.

Pas miratimit te kesaj pike KLP pritet te shpalle te hapur edhe proceduren e konkurimit per prokurorin e pergjithshem.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aktualisht organi i akuzes eshte nen drejtimin e Arta Markut e cila u zgjodh si e perkohshme ne ate detyre por qe ka kaluar me shume se nje vit ne kete funksion./lajmifundit.al

Rendi i ditës

  1. Miratimi i Rregullores “Mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të
    prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
    Organizuar”.
  2. Miratimi i Rregullores “Mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve
    për Prokuror të Përgjithshëm”.
  3. Të shpallë hapjen e procedurës për kandidim, për pozicionin e Prokurorit të
    Përgjithshëm
  4. Të miratojë magjistratët prokurorë udhëheqës për praktikën profesionale të
    kandidatëve për magjistratë të Shkollës së Magjistraturës.
  5. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje);

ME TE LEXUARAT