Zbulohet plani i policisë ditën e nesërme para Kryeministrisë: Gaz lotsjellës dhe...

Aktualitet

Edhe diten e neseme policia do të përdorë gazin lotsjellës nëse do të jetë e nevojshme.

Në varësi të situatës para ndërtesave shtetërore, mund të ketë përdorim edhe të ujit me presion nga forcat e rendit.

Mësohet gjithashtu se do të ketë plan special edhe për mbrojtjen e Kryeministrisë, nëse protestuesit do të zhvendosen nga Parlamenti në drejtim të Bulevardit.

Gjatë protestës së 16 marsit protestuesit marshuan nga Kryeministria në drejtim të sallës së seancave plenare, duke gjetur të papërgatitur policinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Seanca plenare nis prej orës 10:00, ndërsa opozita ka njoftuar grumbullimin e protestuesve në orën 09:30.

Deputetët do kalojnë nga hyrja anësore e Kuvendit dhe do mbrohen secili nga efektivë të FNSH-së për të shmangur incidentet me protestuesit.

ME TE LEXUARAT