Zbardhet shkaku pse nuk u arrestuan në Rinas kunetërit indian

Aktualitet

Në të njëjtën ditë që indiani, Patel, i akuzuar për pastrim parash u arrestua në Rinas në tentativë për tu arratisur, bashkë me të kanë qenë edhe kunetërit e tij, vëllezërit Sandesara, të cilët kanë flutuar me charter ng aTirana në Dubai pa asnjë problem ligjor. Burime thanë se nuk ka pasur asnjë urdhër arresti ndërkombëtar për ndalimin e tyre.

Më 20 mars, në aeroportin e Rinasit, u arrestua Hitershkumar Patel, shtetas indian, rezident në Nigeri. Ai akuzohet nga gjykata indiane për pastrim të parave në shuma të mëdha në bashkëpunim me shtetas të tjerë indianë. Gjykata e Tiranës vendosi ndaj tij më 23 mars 2019, masën e sigurimit të arrestit me burg me afat 40 ditor deri në kryerjen e procedurave të ekstradimit për në Indi, duke e vlerësuar të ligjshëm arrestimin e tij nga policia në Rinas,raporton shqiptarja.com.

Bashkë me Patel, në Rinas kanë qenë edhe dy vëllezërit indianë Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara. Vëllezërit, të cilët kanë biznese në fushën e ndërtimit në Shqipëri, u përfolën në mediat shqiptare, se ishin persona të kërkuar për të njëjtën vepër penale, të pastrimit të parave. Por burime të sigurta nga Interpol Tiranë, thanë se emri i dy vëllezërve indianë nuk ka qenë kurrë në listën e personave të kërkuar.

Prandaj, në ditën që ata kanë qenë me kunatin në Rinas, kanë vijuar të qetë udhëtimin charter nga Tirana për në Dubai, pasi nga verifikimet që policia bëri, nuk rezultonin persona në kërkim. I vetmi që ndodhet në qeli është Patel, kunati i tyre, i cili sipas gjykatës indiane akuzohet se në vitin 2002ka bërë pastrim parash në vlerën 1 miliardë dollarë, përmes kompanisë Sterling biotech Limited. Patel, martuar, baba i dy fëmijëve, dhe i padënuar më parë, jeton në Nigeri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe atje ka një proces gjyqësor në Gjykatën e Lartë, e cila sipas avokatëve të Patel, nuk ka pranuar arrestimin apo ekstradimin në Indi të shtetasit indianë. Në seancën gjyqësore që u mbajt në Gjykatën e Tiranës më 23 mars, dt avokatët e Patel që u kontraktuan nga djali i tij, thanë se klienti i tyre "përndiqet nga shteti indian për shkak të bindjeve të tij fetare dhe politike duke ju referuar lidhjeve familjare me familjen indiane Sandesara dhe sepse është i afërm i kryetarit të opozitës indiane".

Urdhri i arrestit ndaj tij është lëshuar më 25 janar të 2019-ës.

Sa i përket veprës penale ai e konsideron një marrëdhënie juridiko-civile dhe jo vepër penale. Në gjy ata kërkuan masë të lehtë për indianin për shkak të gjendjes shëndetësore jo të mirë, por gjykata vendosi ta lë në qeli.

"Mbrojtja ka paraqitur dokumente por jo në formën e kërkuar nga ligji procedural penal shqiptar, nuk ishin të legalizuara konform Konventës së Vienës", thotë gjykata në vendin e saj.

ME TE LEXUARAT