Vogëlushi humb këmbët nga torturat e prindërve

Bota

E tmerrshme mund të konsiderohet historia e vogëlushit 4-vjeçar nga Britania e Madhe, Toni Hudgell.

I mituri u rrah dhe torturua mizorisht kur ishte më pak se një muaj që kishte ardhur në jetë nga prindërit  Jody Simpson, 24 vjeçe dhe dhe Tony Smith, 47-vjeç.

Fillimisht mjekët kishin dyshime se ai mund të mbijetonte por mrekullisht ia doli.

Sot i vogli, që ka prekur botën me historinë e tij, ka një jetë të re falë prindërve birësues.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tani ai është 4-vjeç dhe ka nisur të hedhë hapat e para falë protezave.

Kockat e 4-vjeçarit janë ende të dëmtuara pas abuzimit, pasi një këmbë është më e shkurtër se tjetra.

Prindërit biologjikë të vogëlushit, janë dënuar me 10 vite burg.

ME TE LEXUARAT