Veton Surroi: Rama provokator estetik, ka bërë një gabim

0

Publicisti Veton Surroi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “A show” në News24 ku nuk i është shmangur dot një etiketimi për kryeministrin Edi Rama, referuar atyre që kishte thënë disa vite më parë për të. Surroi tha se Rama është një provokator estetik. Për ta cilësuar burë shteti, Surroi ka rezerva.

“Unë mendoj saktësisht ashtu. Shqipëria ka pasur një evoluim estetik, një urbanizim të theksuar, një lloj hapje ndaj frymëve të botës. Një nga personat përgjegjës për këtë është dhe kryeministri Rama. Më ka rezultuar një provokim estetik dhe kjo ka vënë në lëvizje një gjeneratë të re që është rritur me provokimin estetik dhe kjo është shumë mirë”, tha ai.

Kliko per me shume info

Lidhur me parimet si burrë shtetit, Surroi tha se Rama ka gabuar pasi nuk është shprehur për çështjen e kufijve Kosovë-Serbi.
“Kryeministri i Shqipërisë një burrë shteti? Pyetje me vend, e cila vështirë se do të marrë përgjigje. Provokatori estetik është më i fortë në sjelljen e tij se sa vendosja e parimeve të burrështetësisë. Këtu janë dy problemet që dua t’i shoh. Kryeministri i tanishëm ka bërë një gabim duke u rreshtuar me një ide krejtësisht të gabuar e cila nuk ka as origjinë dhe as interes ndër shqiptar, ky është këmbimi i territoreve”, u shpreh Surroi.

Ai foli dhe për pritshmërinë që përcjell dhe tha se ajo nënkupton ndryshim.
“Detyra jonë është të krijojmë pritshmëri sepse nënkuptojnë ndryshim. Detyra jonë të krijojmë kapacitetin mendor të ndryshimit. Është mundësia që të tërheqim, shoqërinë, individin nga gremina që gjithnjë e kemi shumë afër”, deklaroi Surroi.

Veton Surroi tha se nuk do pranonte të ishte në krye të ministrisë të jashtme shqiptare dhe se Kosova duhet të mbrohet me kufijtë që ka duke kundërshtuar shkëmbimin e territoreve.

“Kosova duhet të mbrohet me kufijtë që ka. Rama ka kapacitet më të madh intelektual për të kuptuar procese edhe më të vështira. Shqipëria duhet të hynte në vitin 2019 me një pakt evropian të pushtetit dhe të opozitës qe t’i bashkojë. Unë në krye të MEPJ në Shqipëri, do ishte sfiduese. Nuk do pranoja të isha në krye të MEPJ sepse kam jetën time. Kosova ka shpallur pavarësinë. Jemi dy shtete. Fakti se ekzistojnë dy shtete do të thotë se ekziston edhe një garë. Përfaqësimi politik i Shqipërisë duhet të ketë një burim se sa do ta dua unë Shqipërinë”- tha Surroi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.