Veliaj kopjon Ramën në veshje, shkon me atlete në Kongresin e PS

Aktualitet

Kryeministri Rama dhe kreu i bashkisë Veliaj janë shfaqur krah njeri tjetrit në momentet e hyrjes për në punimet e Kongresit të PS.

Dy drejtuesit e rëndësishëm të kabinetit qeverises dhe bashkisë më të madhe në vend kanë qëndruarf bashkë por edhe me zyrtare të tjerë të PS, pak para nisjes së punimeve të Kongresit.

Ajo qe sa në sy mes të tjerash edhe veshja e dy lidereve të selisë rozë. Rama dhe Veliaj kishin veshur atlete, madje gati gati të përafërta me njeri-tjetrin.

Edhe në nisje të punimeve të Kongresit Veliaj ishte në krah të djathtë të Ramës, bashke me Majkon, Mimi Kodhelin, Gramoz Rucin dhe Taulant Ballën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndonëse në publik, apo nga opozita është përfolur një lloj ftohje mes Ramës dhe Veliajt, në fakt të dy protagonistet shpesh e kanë mohuar një gjë të tillë dhe fakt është që Rama ia besoi sërish Erion Veliajt, bashkinë më të madhe në vend, duke pasur besim maksimal tek performanca e kryebashkiakut të Tiranës./vizionplus

ME TE LEXUARAT