Vasili akuzat Veliajt: I pashpresi

Politikë

Ish-deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për shtyrjen e festimeve për 14 marsin për shkak të motit të keq.

Vasili shkruan se i pabesi dhe i pashpresi i vodhi Tiranës festën e verës dhe qytetarët e Tiranës nuk do ta harrojnë kurrë.


‘I pabesi dhe i pashpresi, që i vodhi Tiranës festën e Verës!!

Tirana ka njohur edhe pushtues, edhe ordinerë, edhe të pavlerë, edhe të pashpresë, edhe të pabesë, por të tillë që t’i grabiste edhe festën Tirana s’kishte parë kurrë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shiu imagjinar i lagu trutë të pabesit dhe të pashpresit.

Shiu imagjinar ishte thjesht jarga me të cilën i pashpresi dhe i pabesi lëpin qeverinë e drogës dhe të krimineleve.

Një i tillë i pabesë dhe i pashpresë, që shet kryeqytetin dhe vendos t’u vjedhë edhe festat qytetarëve të Tiranës nuk u duhet hiç atyre.

I pabesi dhe i pashpresi i tradhtoi qytetarët e tij dhe nuk ka ahengxhije apo cingije politike e artistike që mund t’i mashtrojë dot ata.

Qytetarët e Tiranës nuk do ta harrojnë kurrë të pabesin dhe të pashpresin, që guxoi t’u vidhte dhe t’u shiste edhe festat’, shkruan Vasili.

ME TE LEXUARAT