'Tony Montana' shqiptar, shpallet fajtor për atentatin e pestë

Aktualitet

Lajme të reja nga Anglia për shqiptarin Mane Driza, i njohur edhe mepseudonimin “Tony Montana”, i frymëzuar nga filmi i Al Pacinos, “Scarface”.

Shqiptari akuzohet për vrasjen e Bledar Mone, bashkëkombas dhe mik i tij, në vitin 1999. Mone, që priste të bëhej baba, mori 120 goditje me thika të ndryshme nga miku i tij.

Pas vrasjes Mone, 41 vjeç tashmë, u arratis në Europë, por ditën e djeshme gjykata britanike në Old Bailey e ka shpallur fajtor me akuzën e vrasjes.

Kur ndodhi ngjarja e rëndë Driza ishte vetëm 21 vjeç dhe shkaku i vrasjes makabre ka qenë dyshimi për vjedhjen e një unaze martese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për vrasjes shqiptari kishte përdorur disa thika, ndërsa identifikimi i viktimës është bërë vetëm pasi bashkëshortja ka njohur veshjet.

Mane Driza, i cili përdorte edhe emrin Sokol Drenova, kishte mbërritur në Britaninë e Madhe në qershor të 97-ës, i prezantuar si kosovar, në moshën 17 vjeçare, pasi më parë kishte vrarë babë e bir, Elmaz dhe Lavdosh Kananin në fshatin Bishan ku jetonte në Shqipëri.

Pasi vrau në Uembeli të Londrës 23 vjeçarin Mone ai u arratis disa orë pas vrasjes, duke fluturuar per ne Milano nga aeroporti Stanstead i Londrës, ku në Siçili vrau dy shqiptarë të tjerë, Artan Maskaj dhe Albert Bushaj në një bar në Catania gjashtë muaj më vonë. Aty ai tentoi te vras edhe një shqiptar të tretë, Lefter Maskaj, por nuk mundi, pasi ju bllokua arma e krimit.

Sipas mediave britanike, Mane Driza pritet të dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e pestë në Angli

ME TE LEXUARAT