Tetë mesazhet e rëndësishme që shpreh fytyra e një bebeje

Soft

Kur fëmija juaj qan, duket sikur bien sirenat dhe në të njëjtën kohë ty të copëtohet zemra. Pjesa më e keqe është që nënat e reja, duke qenë se nuk kanë patur eksperienca të mëarëshme nuk ia kanë idenë se çfarë ai do. Qumësht? Gjumë? Do të luajë?

Megjithatë ka një mënyrë për të dekoduar sjelljen e një foshnje. Ja ku janë tetë shprehje fytyre dhe spjegimi i tyre.

Shqetësim

Cepat e jashtëm të buzëve ulen, mjekra dhe goja shformohen dhe vetullat mblidhen në qendër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përkthimi: “Më le  shumë kohë me gjyshërit, jam shumë i karikuar. Do e humbas kontrollin nëse nuk më çon në një vend të qetë, të më pëshpërisësh “shsh” dhe të më godasësh lehtë ritmikisht byç…”

Inat

Picërron sytë, qan dhe  skuqet. Mund të godasë duart e tua kur i afrohesh.

Përkthimi : “Jam shumë i nevrikosur dhe nuk duroj dot më. Ndoshta sepse ti po luan me vëllanë (fëmijët deri në gjashtë vjeç shprehin xhelozi), ose ndoshta është thjesht uri ose lodhje. Snack-u dhe, ose gjumi janë zgjidhjet në këtë rast.”

Uri

Bebi hap gojën, afron duart te buzët dhe lëviz gjuhën.

Përkthimi: “Dua të ha!”

Dëshirë për të luajtur

Mbledh buzët sikur thotë “Oooh” dhe kthen fytyrën nga ty me sy shumë të hapur.

Përkthimi: “Jam gati. Ulu në shesh dhe fillo lojën, tani.”

Stres

Kthen kokën në anën tjetër.

Përkthimi: “Dua një minutë ta përpunoj këtë, mund të jetë ushqimi që po përtyp, mjedisi i ri, apo  parku i mbushur me njëvjeçarë që qajnë. Të lutem më lër të qetësohem për 1 minutë, ose 20.”

Ka një shqetësim fizik

Tërheq veshët e tij.

Përkthimi: “Nuk është e thënë që kam infeksion në vesh, por është e sigurt që kam një shqetësim.  Mund të jetë fyti, barku (duhet të gromësij!) ose…e di ti…po më dalin dhëmbët.

Qetëson veten

Përdredh flokët.

Përkthimi: “Hejm po qetësoj veten dhe kjo është një mjeshtëri jetike. Më lër ta bëj, sa kohë nuk vritem, në atë rast më jep një batanije të butë ose një lodër pelushi.”

Nuhat

Hap flegrat, mbledh buzët dhe shfryn me hundë.

Përkthim: “Mund të duket sikur jam i inatosur ose sapo ndjeva një erë të keqe, por unë po luaj. E di që kjo fytyrë e bën mamin të qeshë, do e bëjë të shkrihet ngaqë ia vlen”./revistaclass

ME TE LEXUARAT